Jahjaga e dekoroi ambasadoren Jacobson me Urdhrin për Paqe

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të cilën e dekoroi me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga e falënderoi ambasadoren Jacobson për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu për përkrahjen e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi. Presidentja Jahjaga e vlerësoi miqësinë e ambasadores Jacobson dhe përfaqësimin e denjë të SHBA-së në Kosovë, shkruan Zëri.

Ambasadorja Jacobson e falënderoi Presidenten Jahjaga për nderimin me Medalje Presidenciale dhe e vlerësoi si shumë të veçantë miqësinë me qytetarët e Kosovës. Ajo gjithashtu e vlerësoi rolin dhe angazhimin e Presidentes Jahjaga si faktor uniteti dhe theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndërtohet si një shtet demokratik e gjithëpërfshirës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here