Jahjaga dhe Xharra e vlerësojnë angazhimin e njëra tjetrës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka pritur sot në takim kryeredaktoren e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, laureate e sivjeme e çmimit ndërkombëtar për Gra të Guximshme që e jep Sekretari i Shtetit i SHBA-së. Presidentja Jahjaga e ka uruar Xharrën për çmimin dhe nderimin që i është bërë dhe e ka vlerësuar të rëndësishëm angazhimin e saj në trajtimin e temave siç janë ekstremizmi dhe radikalizmi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jahjaga ka thënë se gazetaria hulumtuese në vend, sado e vështirë dhe e rëndë të jetë, është e nevojshme dhe e domosdoshme për parandalimin e zhvillimit të dukurive negative si dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend.
Kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, sipas një njoftimi nga presidenca e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për “përkrahjen e vazhdueshme” dhe e ka vlerësuar rolin dhe angazhimin e saj të drejtpërdrejt në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Ajo ka theksuar se pavarësisht nga kërcënimet për temat e trajtuara do të vazhdojë të kryej punën e saj me përkushtim të plotë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here