Jahjaga dhe Nikoliq në të njëjtën tavolinë në Samitin e Budvës

0

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ai i Serbisë Tomisllav Nikoliq, janë ulur njëri pranë tjetrit, në tavolinën ku kanë drekuar presidentët e vendeve të rajonit, pas përfundimit të samitit presidencial në Budvë të Malit të Zi, i zhvilluar në kuadër të procesit “Brdo Brijuni”, raporton gazetari i “Lajm” nga Budva.

Mes tyre, ka qenë i ulur vetëm presidenti i federatës së Bosnjë Hercegovinës. Mirëpo, edhe pse restoranti i Hotelit “Avala”, ku u zhvillua Samiti, gjendet në një vend jashtëzakonisht të bukur përreth plazhit, kurse presidentët e vendeve tjera bisedonin njëri me tjetrin, mes Jahjagës dhe Nikoliqit nuk është vërejtur ndonjë disponim i theksuar.

Në këtë foto ekskluzive, që ka bë fotoreporterii gazetës “Lajm”, presidentja Jahjaga, vërehet duke ndejtur duarkryq, kurse Nikoliq lexon diçka në smartfonin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here