Jahjaga dhe Asllanaj biseduan rreth tërheqjes së investimeve

0

Në kuadër të vizitave që këto ditë po i bënë qendrave komunale, Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sot ka qendruar në Komunën e Suharekës. Ajo me vete kishte marrur edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,Arian Zeka dhe ate të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë,Albert Matoshi. Presidentja e vendit në takim me kryetarin e Komunës, Sali Asllanaj, ka biseduar për zhvillimin ekonomik të komunës, për tërheqjën e investimeve të hujaja, si dhe për krijimin e kushteve më të mira për të joshur investitorët nga jashtë. “Ne do të shikojmë cila është gjendja nëpër komuna, pas kesaj do ti shqyrtojmë mundësitë që kemi dhe do të angazhohemi per të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe ate duke filluar nga komunat e më lartë”, ka thënë presidentja Jahjaga. Ndërsa kryetari Asllanaj, e ka njoftuar të parën e vendit me gjendjën faktike të Komunës në lëminë e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se “Komuna e Suharekës, i ka dy Zona Industriale të cilat ofrojnë kushte dhe mundësi shumë të mira për investiture të huaj.” “Ne si komunë kemi ofruar dhe lehtësira sa i përket dokumentacioneve për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë bisnese në këto dy Zona Industriale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here