Jahjaga: “Çështjen e të zhdukurve e adresoi në çdo nivel ndërkombëtar”

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga gjatë një takimi me delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, është informuar sot nga kryetari i komisionit Prenk Gjetaj për punën dhe sfidat me të cilat përballet ky Komision në gjetjen e 1652 personave, që ende janë të zhdukur. Gjetaj i ka theskuar vështirësitë me të cilat po përballen në mungesë të bashkëpunimit nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Serbisë. Presidentja Jahjaga ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e rëndë e pasluftës në Kosovë e cila kërkon angazhim më të madh të të gjitha palëve për t’u përmbyllur sa më parë. Ajo ka tërhequr vëmendjen se çështjen e të zhdukurve vazhdon ta adresojë në çdo nivel ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here