Jahajaga e dekretoi ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në luftëra jashtë vendit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, e ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 12 mars 2015.
Presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Kuvendin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here