Jacobson: “Kosova mund ta humbë vëmendjen e SHBA-së”

0

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovës, Trecey Jacobson, paralajmëron, se me mosgatishmërinë që të kalohet Specialja ka rrezik të madh që të humb fokusi i Washingtonit ndaj Kosovës. Ajo ka thënë se SHBA-të nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës, nëse Kosova nuk dëshiron t’i ndohmojë vetës.

“Kur Qeveria ecën përpara me çështjet e rëndësisë strategjike për ne, siç janë dialogu dhe Gjykata Speciale, atëherë është shumë më lehtë për neve për ta mbajtur nivelin e vëmendjes dhe të entuziazmit në Washington për Kosovën sesa kur nuk e bëjnë këtë.Dhe më lejoni të jem mjaft e sinqertë, veçse e kam vërejtur në Washington fillesën e uljes së interesimit për ta ndihmuar Kosovën p.sh. me çështjen e njohjeve bilaterale apo anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, për shkak se Kuvendi ka dështuar për ta miratuar Gjykatën Speciale”, ka thënë për “Zëri”, Jacobson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here