Jacobson: “Gjykata Speciale nuk e cenon as shtetësinë e Kosovës, as luftën e lavdishme të UÇK-së”

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë ka thënë sot se Gjykata Speciale nuk e cenon shtetësinë e Kosovës. “Kjo gjykatë do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar ajo, transmeton RTK. “Kjo Gjykata do të heqë njollat e zeza që i janë veshur UÇK-së dhe assesi nuk do të merret me gjykimin e luftës së lavdishme të UÇK-së”, ka tërhequr vëmendjen Jacobson sipas të cilës gjykata nuk do të trajtojë më shumë se 10 raste. Ajo ka vënë në pah se themelimi i Gjykatës në afatin sa më të shpejtë shkon në favor të Kosovës, përndryshe në rast të dështimit kompetencat mund të kalonin në OKB dhe do të mund të vinte në shprehje një Hagë e dytë për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here