Jacobs i Italisë fiton finalen e 100 metrave me 9’80”

0

Marcell Jacobs dërgon Italinë e atletikës në parajsë. Për llogari të garës së 100 metrave në Lojërat Olimpike të Japonisë, pas tri herëve të Usain Bolt, ekziston emri i tij. Tingëllon si një ëndërr, por është e vërtetë.

Ky djalë i lindur në Teksas është njeriu i ri më i shpejtë në botë. Ai fitoi sot finalen e 100 metrave dhe medaljen e artë të kësaj disipline në “Tokyo 2020”, duke përfaqësuar Italinë, pasi iu “tregoi targën” të gjithë rivalëve dhe e kaloi vijën e finishit për 9 sekonda dhe 80 të qindtat, një rekord europian.

Jacobs i parapriu amerikanit Kerley (9’84″) dhe kanadezit De Grasse (9’89″) në fund.  Në “Tokyo 2020”, me Marcell Jacobs në 100 metra dhe Gianmarco Tamberi në kërcim së larti, Italia ka siguruar dy medalje të arta olimpike në atletikë. Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 2004, Olimpiada e Athinës, kur në “Olimp” u ngjitën Baldini në maratonë dhe Brugetti në 20 ecje km.

Shpejtësia maksimale e Jacobs ishte 43.3 km/orë. Një çmenduri për njeriun. Dhe ndërsa lumturia e Jacobs është e përzier me atë të Tamberi, dikush shikon në kujtesë (pa e gjetur) për një ditë si kjo për atletikën italiane, e cila kthehet te medalja e artë 13 vite pas ecjes 50 kilometra të Alex Schwazer në Pekin.

Jacobs (dhe Tamberi sigurisht) kanë sukses në diçka të paimagjinueshme: triumfin në stadiumin e zbrazët prej pandemisë. Për një moment emocioni i pushton të gjithë, pak nga muzika, pak nga përqafimet, zërat e atletëve dhe teknikëve që inkurajojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here