Jabllanoviq thotë se Mustafa nuk është dashur ta shkarkoj

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – Në një prononcim për “Evropën e Lirë” pak pasi kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije se ai nuk është më tutje pjesë e ekzekutivit kosovar, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për largimin e tij nga qeveria është dëshprues dhe i papranueshëm. “Kryeministri ka vendosur vet në lidhje me largimin tim dhe për ne ky vendim është i papranueshëm”, ka theksuar Jabllanoviq. “Mustafa nuk është dashur t’i nënshtrohet presioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë së zotit Ramush Haradinaj”, është shprehur ai. “Për hapat e mëtejmë të Listës Serbe do të vendosim në ditët në vazhdim, pas konsultimeve brenda Listës”, ka theksuar Jabllanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here