Jabllanoviq pritet të zgjidhet kryetar i “Asociacionit”

0

Një ditë pasi Qeveria e Kosovës paralajmëroi se nuk do të ketë diskutime për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa u zbatuar pikat e tjera të Marrëveshjes së 19 prillit, përfaqësuesit serbë të këtyre komunave, të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë, kanë vendosur që të mblidhen sot në Graçanicë dhe të fillojnë konsultat për krijimin e kësaj bashkësie komunash, pa lejen e Prishtinës zyrtare. Sipas burimeve të lajmi.net, në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshi edhe këshilltarët komunalë, e ku do të jenë të pranishme edhe ata të Beogradit, kryetar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të zgjidhet ish-ministri Jabllanoviq, i cili pasi i quajti “egërsira” familjarët e të zhdukurve që gjuajtën me gurë autobusët me serbë që ishin nisur për liturgji fetare (provokim) në Gjakovë. Kjo deklaratë e Jabllanoviqit nxiti protesta në tërë Kosovën dhe shkarkimi i tij nga kryeministri Isa Mustafa shpëtoi prishjen e raporteve edhe ashtu të brishta midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, për çfarë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare janë përpjekur t’i përmirësojnë që prej fundit të luftës. “Por themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa marrëveshje me qeverinë e Kosovës, përkundër pajtimit që kjo të ndodhë në një të ardhme, si dhe zgjedhja (emërimi) i Jabllanoviqit për kryetar të këtij asociacioni, do të thellojë ndarjen mes parterëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, Listës Serbe nga njëra anë, dhe LDK-së dhe PDK-së nga ana tjetër”, ka thënë një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës, me kusht anonimiteti. Sipas këtij burimi, vendimet që pritet të merren sot në Gracanicë, qoftë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, qoftë për emërimin e Jabllanoviqit për kryetar të këtij asociacioni, do të jenë të papranueshme dhe do të fusin në qorrsokak serbët e Kosovës.

Lajminet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here