Jabllanoviç: Mos t’i jepet Kosovës rasti i dytë për Gjykatën Speciale

0

Kryetari i Listës Serbe dhe ish ministri Aleksandar Jablanoviç ka deklaruar se Prishtinës zyrtare nuk do të duhej t’i jepet shanci i dytë që të formoj Gjykatën Speciale për siq është shprehur ai “krimet e luftës së UÇK-së”.

Veq kësaj ai në një deklaratë për agjensinë Tanjug ka theksuar se gjykatën do të duhej ta formojë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Jabllanoviç ka theksuar se serbëve kurr nuk u është dhënë shanci i dytë dhe ka shfaqur bindjen se pas dështimit të parë për formimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, do të ishte gabim nëse bashkësia ndërkombëtare i jep një rast të dytë Prishtinës që të formojë Gjykatën Speciale.

Përgjegjësinë për dështimin në formimin e Gjykatës Speciale sipas tij e mban Hashim Thaçi, “pasi deputetët e tij bënë obstruksion me rastin e votimit”. “A ka qenë kjo e planifikuar apo jo, nuk na takon neve të komentojmë”, ka thënë kryetari i Listës Serbe.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës ka pësuar debakël me mossuksesin për formimin e speciales “pasi ky ka qenë obligim ndërkombërtar i Prishtinës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here