Ja vendimet mundshme të KAS-it për Serbi-Shqipëri

0

Arben Rakipi, ish-kryetari i Komisionit të Apelit në FSHF ka dhënë dy versione të mundshme që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) mund t’i marrë për ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Në fjalën e tij, Rakipi tregohet skeptik në lidhje me vendimin që mund të japë KAS-i për incidentet në takimin Serbi-Shqipëri.

“Për bazë, më së shumti, merren ato që kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes dhe nëse aty është shkruar se Shqipëria nuk ka pranuar të vijojë ndeshjen, atëherë vendimi i UEFA-s do të mbetet në fuqi. Në të kundërt, e shumta që ne mund të përfitojmë nga KAS-i i Lozanës është përsëritja e ndeshjes me Serbinë”, tha ai për emisionin “Procesi Sportiv.

Kujtojmë që Rakipi është gjyqtar në KAS-in e Lozanës. Më tej ai ka qartësuar edhe arsyet se përse nuk do të ketë dënim të Serbisë për racizëm.

“Edhe në KAS të mos presim se do të ketë ndonjë dënim ndaj Serbisë për racizëm. Kjo gjykatë nuk e merrte çështjen në detaje, por vetëm me atë çka është bërë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s.”, tha ai. “Përderisa UEFA nuk hetoi fare për racizëm, atëherë as KAS-i nuk do ta shqyrtojë një gjë të tillë.

Unë insistoj të them se duhet të jemi më të matur edhe të mos kemi pritshmëri tejet të larta nga KAS-i, pasi vetë si gjykatë kjo tenton më shumë të bëjë marrëveshje sesa të japë drejtësi”, shtoi Rakipi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here