Ja vaktet kur mund të digjen më shumë kalori

0

Nëse ktheheni nga puna, ju ndjeni nevojën për të ngrënë biskota për të rikarikuar pas një dite të vështirë, ndoshta të shtrirë në shtrat, por nga sot rezultatet e një studimi të ri mund t’ju bëjnë të ndiheni më pak fajtorë për këtë zakon: pasdite e vonë dhe në mbrëmje ka momente të ditës kur djegim më shumë kalori.

Hulumtimi, i botuar në “Current Biology”, të Brigham and Ëomen’s Hospital dhe të “Harvard Medical School”, tregon se në pjesën tjetër njerëzit djegin 10% më shumë kalori në mbrëmjen e vonë dhe në fillim të mbrëmjes, sesa në orët e hershme të mëngjesit.

Rezultatet e përforcojnë rolin e rëndësishëm të orës ‘circadiane”, atë që rregullon ritmin e gjumit, në ‘qeverisjen’ e metabolizmit. Ato ndihmojnë gjithashtu të shpjegojnë pse parregullsitë në modelet e vakteve dhe të gjumit për shkak të zhvendosjes së punës ose faktorëve të tjerë, mund t’i bëjnë njerëzit më të prirur të fitojnë peshë.

Për të përcaktuar ndryshimet në metabolizëm gjatë gjithë ditës, studiuesit monitoruan shtatë persona në një laborator të veçantë, pa ndonjë udhëzim për kohën se sa ishte ora. Nuk kishte orë, dritare, telefona apo internet. Pjesëmarrësit e studimit kishin caktuar oraret për të shkuar në shtrat dhe të zgjoheshin.

Çdo natë, kojët janë përshtatur katër orë më vonë, ekuivalenti i udhëtimit në perëndim përgjatë katër zonave kohore çdo ditë për tre javë.

“Për shkak se po bënin të njëjtën gjë rreth globit çdo javë, ora e brendshme e trupit të tyre nuk mund ta mbante itmin e saj, – thotë bashkë-autori Jeanne Duff. – Kjo na ka lejuar të matim shkallën metabolike në të gjitha kohërat e ndryshme biologjik të ditës”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here