Ja tri superveturat që iu sekuestruan Burdushit

0

Prokuroria e Prizrenit i ka sekuestruar mjekut popullor, Hysri Peqanit-Burdushit pasuri të madhe.

Sipas prokurorisë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysri Pecani.

Indeksonline ka siguruar fotografitë e tri veturave të sekuestruara dje të cilat ishin në pronësi të Burdushit.

Bëhet fjalë për tri vetura super-luksoze të cilat kanë çmime të larta në treg. Një xhip Land Ranger Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë në mesin e veturave të sekuestruara nga Prokuroria e Prizrenit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim, gjersa Burdushi mbetet në paraburgim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here