Ja si u prit Kosova në Serbi

0

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në hendboll për femra ka udhëtuar në Serbi, ku do të zhvillohet turneu kualifikues për Kampionatin Botëror. Kosova nesër luan kundër Serbisë, ndërsa pjesëmarrëse në turne janë edhe Sllovakia e Norvegjia. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, tregon se Përfaqësuesja e Kosovës është pritur shumë mirë, ndërsa masat e sigurisë janë tepër të larta.

“Lirisht mund të them, se prej momentit kur kemi hyrë në kufi e deri tani, ka qenë një organizim dhe siguri e madhe. Në çdo kryqëzim, në çdo rrugë, qytete kanë qenë forca të mëdha policore. Na kanë marrë në kufi shtatë vetura të policisë speciale, sikurse që i presin burrështetasit e mëdhenj. Në kufi na ka pritur shumë mirë, ku ishim me fanella të Kosovës dhe mbishkrimin në shpinë Kosova, njofton IS.

Dihet se opinioni serb është i irrituar me federatën serbe dhe shtetin e tyre, që kanë lejuar të luajë ekipi i tyre pa simbole në Serbi dhe Kosova të luajë për herë të parë në histori si shtet në këtë vend. Ata kanë marrë masa të mëdha dhe në çdo kilometër të rrugës ka pasur polici, përpos atyre që kanë qenë në konvoj. Ka qenë siguri e hatashme. Jemi në hotel të akomoduar dhe është shumë mirë. Shpresoj se vajzat tona do të tregojnë veten dhe të arrijmë rezultat të mirë”, ka treguar Gjinovci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here