Ja si u përplasën Hashim Thaçi me Albin Kurtin (VIDEO)

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i ftuar në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, për disa orë e la karrigen e tij bosh, transmeton Klan Kosova.

Ai nuk erdhi në orarin e caktuar për t’u përgjigjur para deputetëve për demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi që debati të fillohet edhe pa Thacin, mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e deshi një gjë të tillë.

Parlamentarët u njoftuan se seanca do të vazhdojë në ora 15:00, orar të cilin Hashim Thaci e respektoi.

Hashim Thaci, deklaroi se asnjë pëllëmbë e shetit të Kosovës nuk do të preket dhe se gjithcka do të mbetet sipas Kushtetutës së viti 1974.

Gjatë fjalimit të Albin Kurtit në Kuvend, pati replika mes Thaçit dhe tij.

Pas, disa orësh debat të gjatë, ligjvënësit me shumicë votash,votuan pro Projekt-Rezolutën, që thërret për përcaktimin e kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas vitit 1974, jo sipas Kushtetutës, së atij viti.

Me këtë kryeministri, thirret që të marrë masa që puna e shënimit kufitar të bëhet proces i hapur, si dhe banorët të njoftohen me harta për krejt ketë proces.

Gjersa në pikën e katërt, thirret shteti të filloj demarkacioni me Serbinë, po sipas kufijve të vitit 1974.

https://www.youtube.com/watch?v=Ks2wTbD-HMY

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here