Ja si u martua volejbollistja e Kosovës (Foto)

0

Kur e ke në shpirt sportin dhe je e dashuruar marrëzisht edhe në klubin e futbollit, pa dyshim se edhe në ditën e martesës e ke pas vete logo e klubin që e simpatizon. Volejbollistja e njohur nga Ferizaj, Arta Ramadani, gjatë martesës së saj ishte përkujdesur edhe për befasi për të gjithë dasmorët që ishin të pranishëm në restorant. Ajo u martua me personin që e donte fort, por ishte një tifoz i flakët milanist dhe për atë vuri në torte edhe logon e Milanit, që për dasmorët ishte diçka e pazakontë e çuditshme dhe aq i nevrikosi ata që ishin tifozë të Juventusit, Napolit e të Interit në Serie A. Jo me kaq, në torte ishte edhe logoja e volejbollit, ku paraqitet fusha e këtij sporti me rrjeta, por ishte normale, pasi që Arta me vite ka qenë lojtare e Kastriotit të Ferizajt dhe e kombëtares së Kosovës. Edhe kjo është e lezetshme, kur dasmës ia krisë edhe me logo të Milanit! Arta është edhe themeluese e klubit Ferizaj dhe trajnere. Edhe një fakt, Arta është tifoze e Interit dhe shumë herë përplasen ashpër me bashkëshortin. Bashkëshorti ka përparësi se ka ekipin më të mirë, por tash e ka mundur inati deri në palcë se Xherdan Shaqiri nga Bayerni ka shkuar në Inter dhe ia ka frikën shumë mesfushori shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here