Ja si u drejtohet kryeministri Mustafa aktivistëve opozitarë

0

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka lëshuar një adresim të përçudshëm në llogarinë e tij në Facebook. Ai i ka “ftuar” anëtarët e partive opozitare që ta sulmojnë atë me gjithqka, duke ua tërhequr vërejtjen në fund se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.  Njëkohësisht kryeministri i ka “siguruar” aktivistët opozitarë se nuk do të marrin dënime të rënda, Çmimi më i lartë për jetën e kryeministrit, ka thënë ai është 150 euro. Sepse sipas Mustafës “kjo është fytyra e drejtësisë sonë”. “Turpi ynë”

 

Më poshtë mund ta lexoni të plotë adresimin e kryemninistrit:

 

“Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma
Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!.
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here