Ja si i priti bashkatdhetarët sot në ANP “Adem Jashari”, rinia e PDK-së

0

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – “Adem Jashari”, Rinia Demokratike e PDK-së mbajti aktivitetin kulturor për nder të ditëve të Diasporës, me moton “Mirëseerdhët në vendin tuaj”.

Kryetarja e RDK-së, Shpresa Rama u shpreh se të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti mbetën të kënaqur me pritjen që u’a bënë njerëzve që ateruan në tokën e tyre.

“Sot, zhvilluam një aktivitet simbolik në nderim të përkushtimit dhe atdhedashurisë së bashkatdhetarëve tanë. Ata që nuk ishin në dijeni për këtë aktivitet u befasuan për të mirë me këtë pritje, organizuar enkas për ta. Madje shprehën se kjo pritje ishte befasi e këndshme sepse deri më sot askush nuk i kishte pritur në këtë mënyrë”, ka thënë Rama.

Pas aktivitetit simbolik të ngrënies së ëmbëlsirave tradicionale (bakllava, tespishte dhe revani), bashkatdhetarëve iu dhurua nga një fletushkë me të cilën i’u sygjeruan  10 vendet më të bukura turistike të Kosovës, që mund t’i vizitojnë ata gjatë pushimit të tyre në Kosovë.

Bashkatdhetarët i’u kanë bashkuar valleve dhe këngëve që kishte përgatitur Rinia Demokratike e Kosovës për ta.

unnamed (4)

 

unnamed (2)

 

unnamed (3)

 

unnamed (5)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here