Ja si e përjeton nëna arrestimin e djemve të saj në Kumanovë

0

Pak para orës 16:00 ka ndodhur një aksion policorë në Kumanovë me çrastë janë arrestuar tre persona. Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi, njëri prej tyre gjegjësisht Rexhep Rexhepi është veteran i tre luftërave asaj të UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së.  Rexhepi është edhe invalid i luftës.  Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit e tij, Shefket Rexhepi dhe një tjetër i cili është inspektor i policisë.

Familjarët e të arrestuarve thonë për Alsat-M, se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve.

Aksionin  e kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja, mirëpo informata më të hollësishme kanë paralajmëruar gjatë ditës së nesërme. Alsat-M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here