Ja si e ngacmoi seksualisht 68 vjeçari, 13 vjeçaren në Tiranë

0

Zbardhet mënyra se si e joshte 68-vjeçari Bardhyl Çaço vajzën e mitur J.SH., duke kryer veprime të turpshme në hyrjen e pallatit, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në kryeqytet. Çaço me origjinë nga qyteti i Beratit, u arrestua në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, pasi prej 3 javësh përndiqte një fëmijë të mitur me inicialet J.SH., ndërsa kjo e fundit ia ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve e saj. Sipas burimeve të gazetës “Shekulli”, i moshuari është izoluar në ambientet e Komisariatit Nr.4., dhe fillimisht nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij për ngacmim seksual me të mitur, por më pas ka qenë vetë e viktima, e cila, në prani të psikologut, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, duke e hedhur poshtë pretendimin e tij. 13-vjeçarja theksoi se, Bardhyli e kishte puthur afër buzës dhe e kishte prekur në vende të turpshme, sa herë që e mitura kthehej nga shkolla.

Ngacmimet

Bardhyl Çaço i shkonte pothuajse përditë vajzës së mitur te shkolla, duke i thënë: “Eja në shtëpinë time se kam shumë libra për fëmijë”. Kjo ka qenë një mënyrat më klasike që përdorte Çaço ndaj 13-vjeçares, duke e ftuar në ambientet e banesës tij, ndërsa vajza nuk pranonte, edhe pse 68-vjeçari këtë gjë e kërkonte me insistim. Dy familjet, Çaço dhe ajo e vajzës së mitur ishin komshinj me njëra-tjetrën dhe banonin në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio. E mitura J.Sh., e trembur nga prania e shpeshtë e të moshuarit pranë shkollës së saj, ia tregoi të gjithë ngjarjen të ëmës, duke i thënë se: “Bardhyli më ka ftuar në shtëpi e tij, më ka puthur afër buzës dhe më ka prekur në pjesë intime, sa herë që më përcillte nga shkolla për në shtëpi”.

Me tej vajza shton se, “ai (Bardhyli) mi bënte këto veprime në hyrjen e katit të parë të pallatit dhe më thoshte që mos i thuaj njeriut”. E alarmuar për gjendjen e rëndë psikologjike të vajzës së mitur, nëna e saj bëri një kallëzim penal pranë Komisariatit Nr.4, më datën 26 shtator për ngacmim seksual, ndaj 68-vjeçarit Bardhyl Çaço. Pas arrestimit nga efektivët blu, i moshuari fillimisht e ka mohuar akuzën, duke thënë se, vajzën e vogël e konsideronte si mbesën e tij.

Përballja e Çaços me të miturën, në prezencë edhe të psikologut, ka bindur grupin hetimor se, i moshuari ka kryer veprime të turpshme me vajzën 13-vjeçare. Në këto kushte, 68-vjeçari është mbrojtur duke theksuar se, “të gjitha këto pretendime janë të pabaza, pasi unë thjesht sa e kam shoqëruar për në shtëpi dhe nuk kam bërë asgjë nga këto veprime që janë thënë kundër meje” pohoi ai. Në polici kanë dhënë dëshmi edhe disa komshinj të vajzës së mitur të cilët pohojnë se, i moshuari i qëndronte shumë pranë 13-vjeçare dhe i blinte shpesh patatina dhe ëmbëlsira me qëllim për të përfituar nga e mitura.

Rrëfimi i vajzës së abuzuar

13-vjeçarja ka deklaruar përpara prindërve, por edhe në polici se, të martën e datës 22 shtator, Bardhyli e ftoi në shtëpinë e tij pasi kishte shumë libra për fëmijë, por ajo nuk shkoi, sepse kishte frikë se mos i bënte ndonjë gjë të keqe. “Ai më thoshte gjithmonë sa herë që kthehesha nga shkolla që eja në shtëpi se kam shumë gjëra të mira për ty, kam edhe lodra që të luash po të duash. Në ato momente unë fillova të qaj dhe ai më la të ikja në shtëpi, atë ditë. Të nesërmen e datës 23, Bardhyli nuk erdhi të shkolla por erdhi një ditë më pas. Kur unë po shkoja te hyrja e pallatit, ai më puthi afër buzës, ndërsa unë ia tregova të gjitha gjërat këto mamit”, mbyll rrëfimin e saj vajza e mitur.

Përdhunimi

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në fund të muajit korrik në Kyekuq të  Lushnjes, ku një 66-vjaçar kishte abuzuar me një vajzë të mitur disa muaj rresht. Arsyeja e vërtetë e këtij abuzimi ishte gjendja e vështirë ekonomike e vajzës 12-vjeçare, ndërsa në deklaratat e dhëna në polici i moshuari nuk e ka pranuar akuzën. Por analizat e gjinekologjike të kryera ndaj 12-vjeçares, kanë rezultuar pozitive dhe në këtë mënyrë 66-vjeçari Selman Çarçiu, u arrestua me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here