Ja si e ka fituar sot një grua një BMW të re, nga “gënjeshtra” e 1 Prillit

0

Një gazetë e ka botuar një shpallje për një dhuratë speciale për Ditën e Gënjeshtrave, ku ata kanë shpallur në ballinën e gazetës se personi i parë që sjellë ballinën e gazetës dhe makinën e tij të vjetër në Përfaqësitë e BMW, do të fitojë një makinë të re në këmbim me makinën e vjetër. Më të shumtët nuk e kanë besuar shpalljen pasi për shkak të datës me të cilën ndërlidhej shpallja është dukur qartazi si një nga shumë shpalljet e rreme apo mashtrim i thjeshtë i 1 Prillit. Megjithatë, kur Tianna Marsh e ka parë shpalljen, ka menduar se ajo mund të jetë një mashtrim i dyfishtë. Ajo e ka vozitur “Nissan Avenirin” e saj të vjetër 15 vjetë në përfaqësinë e BMW-së dhe me guxim ua ka hedhur përpara ballinën e gazetës “New Zealand Herald”. Çuditërisht, gënjeshtra apo “shakaja” ishte vërtetë një mashtrim i dyfishtë. Ajo është shpërblyer me një BMW të re, Seria 1, me vlerë prej 50,000 dollarësh në këmbim për makinën e saj të vjetër. Firma në të vërtetë kishte punësuar roje të sigurisë në rast se do të kishte turma masive dhe trazira, pasi kishte pritur të lajmëroheshin shumë njerëz. Kjo në fakt nuk ka qenë e nevojshme, pasi shumica e njerëzve që e kanë parë shpalljen nuk e kishin besuar atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here