Ja se si Shesheli e djegi flamurin kroat

0

Ministria e Jashtme dhe e Punëve Evropiane e Kroacisë i dërgoi notë të ashpër proteste të ngarkuarës me punë të Serbisë në Kroaci, Bosa Prodanoviq, ndërsa ambasadori kroat në Beograd do të ftohet për konsultime në Zagreb, njoftoi të mërkurën MPJ e Kroacisë për shkak të deklaratës së Vojisllav Sheshelit dhe djegies së flamurit kroat në Beograd. “I akuzuari për krime të luftës, Sheshel me fjalor urrejtjeje, me retorikë dhe simbolikë lufte po përpiqet të ndikojë në rajon e veçmas në raportet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, duke djegur flamurin kroat para institucionit shtetëror të Republikës së Serbisë. Prokuroria e lartë serbe ka reaguar ndaj këtij akti duke nisur procedurën penale, gjë që mendojmë se paraqet një hap në drejtim të qetësimit të situatës së krijuar”, thuhet në kumtesën e MPJ të Kroacisë. Pos tjerash, kjo ministri kroate ka reaguar edhe ndaj një zyrtari serb, ministrit të Punës, i cili e ka zakon dhe mbase detyrë të përzihet në punët e fqinjëve, Aleksandar Vullin, duke e cilësuar deklaratën e tij “fyese, të papranueshme dhe krejtësisht të papërgjegjshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here