Ja se si do të duket bileta digjitale për udhëtarë në Prishtinë

0

Gjatë ditës së sotme për herë të parë në Kosovë është bërë digjitalizimi i biletave për udhëtarë si dhe për hyrjen dhe daljen e automjeteve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, , Bordi i Drejtorëve si dhe udhëheqësi ekzekutiv i këtij stacioni ishin të pranishëm në promovimin e punës së laurave digjitale dhe biletës digjitale.

Ahmeti tha se përmes digjitalizimit do të lehtësohet puna, por efekti kryesor ka të bëjë me rritjen e transparencës dhe rritjen e të hyrave në stacionin e autobusëve.

Gjithashtu, sipas tij edhe pajisja e udhëtarëve me biletën e re elektronike e cila i ka disa masa mbrojtëse.

“Tash e tutje do të dihet saktësisht numri i udhëtarëve në secilin relacion dhe do t’iu bëjmë me dijë autobusëve se nëse nuk blihet bileta në stacion dhe bëhen ndalesa që nuk janë të lejuara, ato do të dënohen. ve”, tha ai.

Projekti për digjitalizimin e sistemit të biletimit dhe i laurave kap vlerën prej 35mijë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here