Ja sa studentë pranohen në UP dhe kur mbahen provimet pranuese

0

Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, këtë vit në afatin e parë të regjistrimit, parasheh të pranojë afërsisht 8 mijë e 38 studentë, prej të cilëve 7 mije e 548 studentë do të regjistrohen të rregullt, ndërsa 490 të tjerë do të regjistrohen si studentë me korrespodencë, transmeton lajmi.net.

Ky numër i studentëve do të pranohet në nivelin bachelor në vitin e parë.

Në anën tjetër, është publikuar edhe orari për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2015/2016. Ky orar është publikuar në ueb faqen zyrtare të universitetit. Konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime bachelor do të jetë i hapur prej 3 deri më 10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik.

Ndërsa, konkursi për afatin e dytë do të jetë i hapur mes datave 26 gusht dhe 2 shtator, provimet e të cilit afat parashihet të mbahen më 4 dhe 5 shtator. Në anën tjetër, pranimi i studentëve në nivelin master parashihet me anë të një konkursi që do të jetë i hapur nga data 28 gusht deri më 14 shtator, teksa afati i dytë do të jetë mes datave 17 dhe 29 shtator, raporton gazetanewborn.

Sipas këtij plani të hartuar pritet që mësimi për studentët e nivelit bachelor dhe master të fillojë me 1 tetor.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here