Ja reagimi i Presidencës së Kosovës ndaj letrës së Ivanovit dërguar liderëve botërorë

0

Letrës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mosreagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, i është përgjigjur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë për lajmi.net se presidentja e vendit, menjëherë pas ngjarjeve në Maqedoni, ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit e institucioneve relevante në vend.

Mirëpo, në prononcimin për lajmi.net, Vllahiu nuk ka dhënë detaje lidhur me ndonjë angazhimi të mundshëm të parës së vendit, si kundërpërgjigje ndaj letrës së Ivanovit.

“Presidentja Jahjaga në vazhdimësi të zhvillimeve në Maqedoni ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit tjerë të institucioneve relevante në Kosovë dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna. Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës”.

“Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetët e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here