Ja qyteti nëntokësor më i madh në botë (video)

0

Nën rrënojat e kalasë Nevsehir, në rajonin e Kapadoçias në Turqi, konturet e qytetit antik – i cili u zbulua dy vjet më parë “aksidentalisht” – po fillojnë të marrin formë.

Rrjeti i labirinteve u zbulua nga ndërtuesit turq në vitin 2012, ndërsa tani ekspertët thonë se ai mund të bëhet qyteti nëntokësor më i madh dhe më kompleks në botë.

Skanimi gjeo-radioaktiv sugjeron për ekzistencën e një bastioni me shumë nivele, me një madhësi sa 65 fusha futbolli që mund të përfshijnë hapësira banimi, kuzhina, kantiere vere, kapela dhe shkallë.

Madhësia e këtij qyteti tregon një nivel kompleksiteti arkitekturor të pakrahasueshëm me ato në rajon.

Arkeologët besojnë se qyteti ka qenë strehë për një komunitet agrokulturor, që ka jetuar 5000 vjet më parë. Ai shtrihet nën kalanë Nevsehir dhe zonën përreth dhe u zbulua kur ndërtuesit ishin duke gërmuar gjatë projektit të ndërtimit, të nisur nga Administrata për Ndërtime të Turqisë (TOKI).

Zona është e njohur për formacionet e saj mahnitëse shkëmbore, lugina të thella dhe strehimet e lashta nëntokësore të gdhendura nga shkëmbi i hirit vullkanik. /Shekulli/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here