Ja qëndrimi i opozitës për mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës

0

Para votimit të  amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, tri partitë opozitare kanë vendosur të shkojnë si bllok në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, e konsiderojnë më pragmatike pjesëmarrjen në seancë dhe barrikadimin kundër, sesa bojkotin parlamentar.

Përveç votës kundër, ata nuk kanë deklaruar nëse do të ketë ndonjë veprim, sikurse herën e kaluar, që t’u ndërpritet mikrofoni folësve në seancë.
Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, ka thënë për “Zërin” se partitë opozitare do të marrin pjesë në seancën e së premtes, ndërsa shprehet i bindur se këto amendamente nuk do të marrin 80 vota dhe rrjedhimisht kjo Gjykatë nuk do të mundë të themelohet.

“Si opozitë  me argumente do të mundohemi që Gjykata Speciale të mos kalojë në Kuvend sepse përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here