Ja pse dhe nga kush u vra mjekja në Zubin Potok

0

“Në Zubin Potok është arrestuar një qytetar serb pasi ai për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër serbe përderisa ajo ishte në vendin e saj të punës në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës nga Prishtina. Derisa ngjarja ka ndodhur me 9 mars, Policia e Kosovës sot e ka dhënë njoftimin zyrtar për këtë rast. “Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore nga arma e zjarrit. Si pasojë e lëndimeve të marra e njëjta ka ndërruar jetë”, ka bërë me dije policia. Njësiti policor në vendin e ngjarës nga i dyshuari ka konfiskuar “një revole të llojit të panjohur”, cal, 7.65 mm e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari në burg. Derisa Policia e Kosovës ka vazhduar me raportimin “anonim” edhe në këtë rast, mediat serbe nga Serbia kanë zbuluar se i arrestuari është 28 vjeqari N.V. Shefi Rajonal i operativës së Policisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka thënë “Telegrafit” se motivi i vrasjes mund të jetë xhelozia “pasi i dyshuari dhe mjekja kanë qenë në lidhje emotive”. Mjekja dhe i dyshuri kanë patur profil të përbashkët në Facebook(lexuesit e Portalit Online mund ta shohin fotografinë e profilit të tyre bashk me këtë tekst) ku statusi i tyre i fundit më 9 mars në ora 10:33 ka qenë “Gënjeshta dhe padrejtësia e vrasin njeriun”. Vrasja e mjekes ka ndodhur rreth orës 20:45. Në vend të komenteve rreth statusit, miqtë e qiftit janë marrë me gjykimin e vrasjes dhe zbërthimin e misterjes. Aty shihet se i dyshuari i arrestuar është Nemanja Vicentijeviq. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. “Grupi i Grave Deputete e dënon vrasjen makabre që ndodhi në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku u vra mjekja Dushanka Andrijeviq, gjatë kohës që ajo po kryente kujdestarinë”, e kanë lëshuar një komunikatë zyrtare ato. “Kërkohet nga organet e drejtësisë që kryesit të krimit t’ i jepet dënimi i merituar. Po kështu, kërkohet nga të gjithë mekanizmat relevant vendor, që të angazhohen fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit, integritetit dhe jetës së gruas”, janë shprehur gratë deputete. “Grupi i Grave Deputete duke bashkëndier dhimbjen e familjarëve u shprehin ngushëllime të sinqerta familjes të së ndjerës, si dhe stafit të Shtëpisë së Shëndetit në Zubin Potok”, është theksuar në komunikatën e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here