Ja pse u ekzekutua mbrëmë çifti në Tiranë

0

Dy persona janë ekzekutuar me automatik mbrëmjen e djeshme ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Kovaçi” në Tiranë ku viktima mbetën Aurora Oskian dhe Kevin Rugova të cilët u ekzekutuan brenda në automjetin tip BMW seria 5 ngjyre gri me targë AA 675 JS

Automjeti drejtohej nga Elvis Gaçaj, i cili ka mbetur i plagosur Elvis Gaçaj.

“Panorama” shkruan sot se nga veprimet paraprake hetimore, ekzaminimi i provave në vendngjarje dhe nga e shkuara e personave që u bënë objekt i këtij atentati, Policia ka ngritur tri pista hetimi.

Nisur nga e kaluara, si person me precedentë të mëparshëm kriminalë, burimet thanë se objektiv i këtij atentati ka qenë shtetasi Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur.

Një nga pistat lidhet pikërisht me të shkuarën e tij.

Ndërsa po i kushtohet rëndësi edhe një piste tjetër që lidhet me viktimën Kevin Rugova, që sipas Policisë kishte bërë një sherr me një mikun e tij disa ditë më parë për çështje droge.

Burimet thanë se kjo pistë përforcohet edhe nga identifikimi i një autori të mundshëm, i cili rezulton shok i Rugovës.

Nga ana tjetër, nisur nga mënyra se si është qëlluar dhe për faktin që pjesa më e madhe e plumbave të automatikut janë shkrepur mbi trupin e 29¬ vjeçares Aurora Oskian, burimet dyshojnë edhe për ndonjë sulm për motive xhelozie, apo edhe për diçka më të rëndë se kaq, nisur nga disa sende që asaj i janë gjetur në çantë.

Burimet thanë se Oskian kishte me vete një biletë udhëtimi për në Londër, vend ku shkonte shpesh pasi kishte familjen atje, si dhe një faturë banke, që tregonte për një shumë të konsiderueshme parash ajo kishte tërhequr dje.

Kjo i ka orientuar hetuesit edhe drejt një linje të mundshme trafikimi dhe pastrimi parash, megjithatë ende nuk është tërësisht e sqaruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here