Ja pse u arrestua Dardan Molliqaj

0

Derisa sekretarin organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Dardan Molliqaj, vazhdon të mbahet i arrestuar, kjo parti më në fund në orët e pasditës ka bërë me dije se përse është arrestuar ai. “Atë e kanë nisur për në Gjykatën e Deçanit, për një rast të mëhershëm të protestës kundër privatizimit të KEDS-it”, ka njoftuar LVV.
“Një regjim që nuk është në gjendje të adresojë kërkesat e protestuesve, por ndjekë, arreston e dënon protestuesit, është regjim që e ka humbur legjitimitetin, prandaj e vetmja mbështetje që i ka mbetur është përdorimi i aparatit represiv”, ka vënë në pah partia më e madhe opozitare.
“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që të mos bëhet instrument i Qeverisë, duke i arrestuar kundërshtarët e saj politikë për t’i penguar kështu protestat e ardhshme potenciale, por ta lirojë menjëherë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqajn”, ka bërë thirrje ky subjekt politik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here