Ja pse e vrau gruan dhe u vetëvra burri nga Saranda

0

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për vrasjen e dyfishtë në Sarandë sot në mëngjes ndërkohë që në themel të tragjedisë familjare janë kushtet ekonomike.

Pas kësaj kanë nisur edhe problemet e marrëdhënies në cift.

Gruaja Lina Uzo ka qenë me urdhër mbrojtjeje, pasi burri i saj Afrimi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, thonë burimet e policisë.

Sot rreth orës 08:55 në fshatin Gjashtë të qytetit të Sarandës, Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” bashkëshorten e tij, Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më pas, Afrimi ka qëlluar edhe veten e tij, për pasojë ka gjetur vdekjen gjithashtu.

Viktimat ishin rreth moshës 45-50 vjeç.

Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here