“Ja pse e qëllova me gur autobusin e serbëve”

0

Marsel Qeleshi, adoleshenti që qëlloi me gur autobusin e kombëtares serbe, e justifikoi kështu veprimin e tij gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Tiranës:

“E bëra nga inati. Serbët çfarë nuk u kanë bërë lojtarëve të Kombëtares sonë në Beograd. I rrahën, i dërrmuan, na vërshëllyen himnin, thanë ‘vritini, vritini shqiptarët!’. M’u kujtuan këto gjëra dhe, siç isha anës rrugës, ku kishin dalë shumë njerëz për të parë kalimin e autobusit me kombëtaren serbe në të, e gjuajta me gurë. E kam bërë nga inati i madh që më pushtoi, në formë hakmarrjeje”.

Ndaj 18-vjeçarit gjykata e kryeqytetit sot dha masën “detyrim paraqitje”, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për “arrest me burg”./Shekulli/

autobusi1-620x442

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here