Ja pse aeroplani i kryeministrit të Maqedonisë u detyrua të aterojë dhunshëm në aeroportin e Cyrihut

0

Sipas informatave të marra nga personat profesionalë të autoriteteve të aviacionit të Maqedonisë të cilët bëjnë vërtetim të fakteve në lidhje me problemin i cili u paraqit gjatë fluturimit të aeroplanit qeveritar nga Strazburgu deri në Shkup, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë (SHPPP) e lajmëron opinionin për informatat e para në lidhje me këtë rast. Në fazë të ngjitjes së aeroplanit në lartësi nga Strazburgu për në Shkup, ekuipazhi i aeroplanit Lirxhet 60, ka vërejtur problem të sistemit të presionit të ajrit. Kapiteni i aeroplanit ka vepruar sipas protokolleve për veprim parandalues edhe sipas çek listës, me ç’rast për shkak të arsyeve siguruese ka vendosur së pari ta zvogëlojë shpejtësinë e aeroplanit, ndërsa fluturimin menjëherë ta drejtojë drejt aeroportit më të afërt, në këtë rast në Cyrih, dhe atë në koordinim me kontrollin kompetent të fluturimit. Pas zvogëlimit të shpejtësisë në nivel adekuat dhe stabilizimit të presionit në kabinë dhe stabilizimit të aeroplanit, kapiteni i aeroplanit me meritë ka vlerësuar të mos deklarojë urgjencë (emergency), por për shkak të problemit të paraqitur për arsye parandaluese ka kërkuar aterim dhe sipas protokollit ka ateruar në aeroportin e Cyrihut. Në terminologjinë e aviacionit problemet të cilat paraqiten gjatë fluturimit të aeroplanit klasifikohen sipas shkallës së caktuar, siç janë gradiacion, ngjarje (occurance), incident (incident), incident serioz (serious incident) dhe fatkeqësi (accident). Spekulimet të cilat u paraqitën në disa media ndërsa të cilat implikojnë se kinse nuk ka ndodhur problem në fluturimin e Lirxhetit qeveritar, dhe të cilat me siguri janë shkaktuar nga shpjeguesit laikë të terminologjisë profesionale, ose sërish për shkak të përzierjes së përditshmërisë me terminologjinë profesionale, i përgënjeshtrojmë. Në fluturimin e Lirxhetit qeveritar nga Strazburgu drejt Shkupit është paraqitur dhe është konstatuar problemi, për të cilin pastaj është vepruar sipas terminologjisë profesionale se ka ndodhur ngjarje (occurance), dhe për fat të mirë nuk ka qenë incident (incident), dhe për atë edhe aeroplani ka zbritur në aeroportin e Cyrihut, ku pas aterimit pilotët kanë pasur takim me personat kompetentë të aeroportit të Cyrihut. Problemi pastaj është paraqitur edhe te servisi i autorizuar Aeroinst në Nirnberg, pas së cilës aeroplani është dërguar drejt Nirnbergut duke i përdorur protokollet për fluturim të sigurtë në këto rrethana, përkatësisht fluturim në lartësi më të ulët. Sipas Dekretit për parimet pas të cilave udhëhiqet hetimi i fatkeqësive, incidenteve serioze, incidenteve dhe ngjarjeve të aviacionit civil dhe shtetëror si dhe mënyrën e paraqitjes së tyre, kapiteni i aeroplanit është i detyruar çdo ngjarje ta paraqesë në afat prej 72 orëve nga momenti i ngjarjes, që në këtë rast është bërë dhe i është dorëzuar përfaqësuesit të Agjencisë për aviacion civil.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here