Ja mesazhi që qoi në vetëvrasje Klea Shytin

0

“Nuk e mendoj që lidhja jonë të vazhdojë më! Ne jemi shumë të rinj për të pasur një lidhje serioze dhe për t’i qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit”. Ky ka qenë mesazhi i lamtumirës i dërguar nga ish i dashuri i Klea Shytit, vetëm pak ditë përpara se kjo e fundit të kryente aktin ekstrem të hedhjes nga kati i 11-të. Josef Xhemali, ishte i lidhur me Klean prej disa vitesh, ndërsa ndarja përfundimtare kishte ardhur afërsisht 1 muaj më parë. Josefi nuk donte që lidhja e tij me 20-vjeçaren të vazhdonte më tej, dhe i ka dërguar një “sms” në numrin e celularit të Klea-s, duke i kërkuar që pas ndarjes të jenë thjesht miq dhe asgjë më shumë.

“U trondita shumë kur e mora vesh, atë që kishte bërë Klea dhe më vjen shumë për veprim ekstrem që bëri ish e dashura ime”-shprehet Josefi.  Duke mos e pritur mirë këtë vendim që kishte marrë i dashuri i saj, Klea Shyti, kaloi një traumë psikologjike duke u mbyllur në vetvete. Madje, as shoqet e saj më të ngushta nuk kishin vënë re diçka të dyshimtë të ajo dhe për gjendjen në të cilën po kalonte. Ditën që ndodhi vetëvrasja, pranë ish-Parkut të Autobusave në fund të “Rrugës së Kavajës”, e ndjera, kishte shkuar pikërisht te lokali ku ajo shkonte më shpesh me të dashurin e saj. 20-vjeçarja i ka telefonuar shokut të ngushtë të Josefit, duke i kërkuar që të negocionte me të dhe të ishin përsëri të lidhur si më parë. Studentja 20-vjeçare, që u vetëvra mbrëmjen e së mërkurës, duket se e kishte planifikuar mirë aktin ekstrem.

Ndoshta refuzimi që mund të ketë marrë në ato momente mund t’a ketë shtyrë Klean, drejt aktit makabër. Shumë miq dhe të afërm të viktimës kanë komentuar në rrjetet sociale për ikjen parakohshme të vajzës më të mirë me mësime të Fakultetit e Ekonomik në Tiranë. Ata fajësojnë indiferentizmin e të riut si shkakun kryesor të vetëvrasjes së shoqes së tyre të ngushtë. Fillimisht policia e ka pasur të vështirë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Madje deri mesditën e djeshme, paralelisht me vetëvrasjen po hetohej edhe ndonjë ngjarje më e rëndë se kaq, pasi nuk përjashtohej mundësia që dikush mund ta kishte shtyrë 20-vjeçaren nga kati i fundit i pallatit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here