Ja me çfarë motivi banal ky njeri i vrau nënën, gruan dhe 6 fëmijët e tij

0

Një burrë në Rusi ka pranuar para trupit gjykues se e ka vrarë gruan shtatzënë, gjashtë fëmijët dhe nënën e tij, pas një debati që bëri me ta për stilin e flokëve të djalit të tij. Oleg Belov ka pranuar se ka vrarë gjithë familjen e tij vetëm për shkak të sherrit për stilin e flokëve të djalit gjashtë vjeçar. Ai i tha gjykatës, se gruaja e tij Yulia dëshironte të ndahej nga ai për këtë shkak se ia preu flokët djalit në atë mënyrë. “Ajo ia kishte prerë flokët si një papagall. E pyeta atë nëse po bënte shaka ose çfarë?”, deklaroi Belov para trupit gjykues. Ai vrau gruan jashtë shtëpisë më sopat. Më pas shkoi në shtëpinë e nënës së tij, 73-vjeçare dhe vrau fëmijët bashkë me të moshuarën. /noa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here