Ja kush mund të bëjë fëmijë në Kosovë bazuar nga logjika e Stavilecit, sipas Muhamet Bytyçit të Vetëvendosjes

0

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje, Muhamt Bytyçi, ka ironizuar me deklaratën e Ministrit për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, se nuk duhet bërë më shumë se tre fëmijë me një pagë prej 300 eurove. Bytyçi në një postim në rrjetin social Facebook, ka treguar se kush mund të bëjë fëmijë në Kosovë, sipas logjikës së Stavilecit.

POSTIMI I PLOTË

Ja kush mund të bej më shumë se një fëmijë në Kosovë sipas teoricentit Idiot Blerand Kastraveci, Ministër i Isa Mustafes. 1. Kryetari i Bordit te BQK-se që merr 2100 euro në muaj, apo 25,200 euro në vit. Anëtarët e Bordit të BQK-së paguhen nga 1,700 euro në muaj, pagesa vjetore 20,400 euro. Kryetari i Bordit në AKP paguhet 1,750 euro në muaj, 21,000 në vit, anëtarët marrin e bordit te AKP-se nga 1,500 euro për një mbledhje në muaj.
Anëtarë e bordit të Autoriteti Rregullativ Telekumunikacionit që marrin 1,390 euro.
Anëtarët Trusti Kursimeve Pensionale që njihet si institucioni që paguan menaxhmentin me pagat dukshëm më të larta në vend, ndërsa pagesat e bordit aty janë, 1,250 në muaj për kryetarin dhe 1,070 për anëtarët e bordit.
Në grupin fatlum që mund të lindë fëmijë më shumë është edhe kryetari i Bordit të RTK-së me 860 euro në muaj dhe anëtarët me nga 750 euro në muaj.
Në KEK pagesa e kryetarit të Bordit është 850 euro, kurse e anëtarëve 750 euro në muaj. Pagesa të njëjta ka edhe bordi në PTK dhe në Bordet e Ndërmarrjeve të tjera publike, antarët e SHIK-ut, Minsitrat e PDK-se LDK-se, jane ata të cilave mund të bëjnë më shumë se një fëmijë. ‪#‎për‬ paga më të larta dhe fëmijë më shumë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here