Ja kush janë fituesit e Oscars

0

Filmi më i mirë për këtë vit ishte padyshim filmi Birdman që fitojë edhe çmimin kryesor Oskar.

Ndarjen e çmimit kryesor e ka bërë aktori i famshëm, Sean Penn i cili ka thënë se ky është vetëm një film pasi që radhën do ta kenë filmat e radhës për vitin e ardhshëm.

Aktorja më e mirë për vitin 2014 në film është Jullianne Moore për aktrimin e saj në filmin Still Out.

Ajo është shpërblyer për këtë rol që është një dramë psikologjike.

Moore ka bërë humor duke thënë se ka dëgjuar “që të marrit Oscar” të bën që të jetosh 5 vjet më shumë.

Po ashtu ajo ka folur edhe për sëmundjen e Alzhaimer, për të cilën gjë flet edhe filmi.

Me në fund është shpërblyer edhe filmi The Theory of Everything, për aktorin Eddie Redmayne.

Ai ka mbajtur një fjalim shumë interesant kur ka thënë se ja dedikon botës, e cila kaq shumë po e përkrah injorancën.

Regjia më e mirë, Alexandro J Inarrito Birdman

Edhe Imtation Game është shpërblyer. Ai ka marrë çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar. Skenaristi i këtij filmi ka mbajtur një fjalim emocionues duke thënë se ka dashur të vret veten kur ishte 16 vjeç, duke thënë se nuk ja dëshiron askujt një gjë të këtillë në të ardhmen dhe këtë lutje ai e ka bërë tek të gjithë fëmijët që mendojnë kështu.

Birdman ka marrë edhe çmimin e katër dhe shumë i rëndësishëm, ai për Oskarin më të mirë.

Skenaristi ka thënë që ka punuar në skenar për tri vite.

Oskarin për kolonën më të mirë zanore e ka fituar, The Grand Budapest Hotel, që e fiton çmimin e katërt gjatë natës së sotme, konkretisht muzikantit Alexander Desplant.

Kënga në të cilën është në konkurrente edhe Rita Ora është fituar edhe nga John Stevens dhe filmi Selma.

Kënga “Glory” është pritur që të fitojë pasi që sivjet Akademia e Filmit është akuzuar se ka anashkaluar filmat e zinj.

Megjithatë, këngëtarët e tyre janë shprehur kundër racizmit.

Filmi dokumentar për Edward Snowd en ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë artistik.

Producentët e këtij filmi kanë thënë se e kanë pasur shumë të vështirë për realizimin e tij.

Megjithatë, filmi i shumë debatuar e fitojë çmimin.

Çmimi më i mirë për montazhen filmike ka shkuar për filmin Whiplash. Ky është çmimi i tretë që merr filmi dhe çmimi i parë për Tom Crossin montazherin e filmit.

Çmimi më i mirë për skenografinë më të mirë e ka fituar filmi, The Grand Budapest Hotel. Ky është çmimi i tretë që ka fituar ky film gjatë natës së sotme.

Çmimi më i mirë për filmin e animuar ka shkuar për filmin Big Hero 6.

Realish ky ka qenë njëri prej filmave më të debatuar nga filmi i animacion një gjë që edhe ju shpërblye producentëve të cilët kanë fituar edhe më parë Oscar për filmin e animuar.,

Çmimi për filmin e shkurtër më të mirë të animuar ka shkuar për Feast.

Çmimi më i mirë për efektet pamorë ka shkuar për filmin Interstellar.

Një prej garave më të ashpra që u bë në kategorinë e rolit joprotagonist ku kishte shumë aktore të njohura, në mesin e tyre edhe Meryl Streep.

Atë e fitojë Patricia Arquette, e cila ishte shumë e emocionuar për çmimin.

Ajo ka kërkuar të drejta të barabarta për të gjitha gratë në SHBA.

Çmimin për zërin më të mirë të miksuar ka shkuar për filmin Whiplash.

Atë e kanë fituar treshja që i ka prirë Craig Man.

Ndërkaq për montazhën më të mirë të zërit kanë shkuar për American Sniper për Alan Robert Murray, i cili ka fituar edhe çmime të tjera Oscar.

Filmi dhe dokumentari më i mirë i shkurtër, Phonecall dhe Crisis Hotline:Veterans Press 1

Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër ka shkuar për filin Phonecall të Mat Kirby dhe James Lucas.

Dy producentët e këtij filmi kanë falënderuar më së shumti aktoren Sally HaWkins e cila ka luajtur pa para në këtë film.

Ky është çmimi i parë Oscars për ta.

Njëjtë ka qenë edhe dokumentari i shkurtër, që ka shkuar për filmin Crisis Hotline: Veterans Press 1

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj fiton, “IDA”

The Grand Budapest Hotel ka rrëmbyer dy çmime. Çmimi për kostumet më të mira kanë shkuar për këtë film dhe fituesen Milan Caranero, që fitojë për herë të tretë Oscar.

Kurse për make up dhe hairstyle janë shpërblyer Fancis Hannnon dhe Mark Coulier

Aktori më i mirë për rolin jo protagonist është shpallur J. K. Simmons për rolin e tij të mësuesit të muzikës në filmin Whiplash.

Ai i është falënderuar gruas së tij, por edhe ekipit të tij të filmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here