Ja kush janë 3 viktimat e aksidentit në Dollc të Klinës

0

Në një aksident të rëndë komunikacioni dje në Dollc të Klinës për të cilin ka raportuar “Infokusi”, kanë humbur jetën tre persona.

 Viktimat e këtij aksidenti janë pronari i Kompanisë “Riza Comerce”, Riza Haziraj nga fshati Tërrdevc i Drenasit dhe dy punëtorët e tij, Labinot Rexhepaj vëlla i tre të zhdukurve gjatë luftës nga Fshati Zaberxhë e Klinës dhe Agim Salihaj po nga fshati Zabërxhë e Klinës.

Gjatë këtij aksidenti të lënduar kanë mbetuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse njëri nga ta është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Varrimi i tre të ndjerëve pritet të bëhet sot në orët e pasditës në fshatrat e tyre të lindjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here