Ja kush ishte dhe si u vra, polici sot në Lazarat

0

Ibrahim Basha, pjesëtari i Njësisë Speciale të njohur si RENEA-s i cili u vra sot me snajper në kokë në Lazarat, kishte një vit që ishte inkuadruar në forcat e RENEA. Për 7 vite, 31-vjeçari ishte në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë dhe pjesë e forcave ushtarake “Eagle”në Afganistan.
Vrasja e sotme ndodhi herët në mëngjes, kur policia lokale, FNSH-ja dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë gjatë natës në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit, që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër.
Gjatë operacionit, në momentin që policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi policët nga një banesë. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë Ibrahim Basha dhe janë plagosur Perlat H. dhe Jetmir Isaj.

Mesazhi i fundit që i ndjeri Ibrahim Basha i njohur si Bimi, ka ndarë me shoqërinë e tij në “Facebook”, ishte një urim për nisjen e muajit të Ramazanit.

Më 18 qershor, ditën kur nisi dhe agjërimi, Bimi u uron besimtarëve myslimanë një agjërim të lehtë dhe të mbarë

“Mirëmbrëma të gjithëve miq, shoqëri dhe dashamires! Ju uroj agjërim të lehtë dhe të mbarë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin…”, ka shkruar ai.

Llogaria e tij në Facebook sot është vërshuar nga ngushëllimet për të dhe nga dënimi i kriminelëve që e qëlluan atë.

polici

Bimi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here