Ja kush është piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin ku u vranë 150 udhëtarë

0

Andreas Lubitz ka jetuar me prindërit e tij në qytetin gjerman Montabaur, por ka patur një apartament me qira në Dusseldorf, ku dhe kishte udhëtuar të martën në mëngjes.
Në Klubin e fluturimeve ishte anëtarësuar shumë i ri duke e realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë rreth fluturimit, është bërë me dije nga faqja e klubit në internet.
“Ai e realizoi ëndrrën e tij, një ëndërr që e pagoi me jetën e tij,” është shtuar aty.
Ai ishte një nga pilotët më të vlerësuar në botë në testet kualifikuese, dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ka filluar të punojë.
Zyrtarët gjermanë kanë konfirmuar se nuk ka të dhëna se është në çfarëdo mënyre i lidhur me grupet terroriste.
Andreas Lubitz ishte i punësuar në “Germanwings” nga shtatori i viti 2013 dhe kishte pas vetes 630 orë përvojë në fluturime, ka thënë zëdhënësja, e “Lufthanza”.
Siç është raportuar nga “Times”, bashkqytetarët e tij e njohin atë si një djal të qetë dhe miqësor.
Para punësimit më 2013, Lubitz e ka kaluar testin psikologjik.
Herën e fundit ai ka shkuar në qytetin e tij vjeshtën e kaluar dhe atëherë “nuk ka treguar ndonjë shenjë se mund të shfaqë depresion.”
“Ishte i lumtur për punën e tij në kompani dhe ishte duke i shkuar mirë. E ka lënë përshtypjen e një djali që është i lumtur,” ka thënë kolegu i tij nga klubi, Peter Reker.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here