Ja kush është i vrari në Korçë

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, ku një 35-vjeçar u vra me armë zjarri. Raportohet se viktima është Altin Balliu, 35 vjeç, i cili sipas burimeve u qëllua me armë gjatë një sherri të ndodhur në një lokal dhe për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Mësohet se gjithçka ka ardhur pas një konflikti në një prej lokaleve në qytetin e Korçës. Besohet se pak kohë pas sherrit në lokal, personi tjetër i përfshirë në konflikt është hakmarrë duke e qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt.

Sipas ekspertëve të Kriminalistikës, 35-vjeçari është qëlluar me pistoletë në befasi poshtë syrit. Trupi i tij u gjet pranë hyrjes së një pallati në Lagjen Nr.10.

Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij. Policia deklaroi se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here