Ja kush është i famshmi më i pasur në SHBA

0

George Lucas udhëheq renditjen e “Forbes” këtë vit për njerëzit më të famshëm e më të pasur të Amerikës. Themeluesi i “Star Wars” ka një pasuri personale prej 5.4 miliardë dollarë, që rrjedhin kryesisht nga shitja e “Lucasfilm” në Disney në 2012.

Në vendin e dytë renditet Steven Spielberg me 3.7 miliardë dollarë, në saje të suksesit të filmit “Ready Player One” dhe shitja e DreamWorks Animation në Comcast / NBC Universal.

Në renditjen Forbes të dedikuar për amerikanët e famshëm, me një trashëgimi miliarderi ka vetëm dy gra: Oprah Winfrey në vendin e tretë dhe Kylie Jenner në vendin e pestë.

Ndër 10 më të mirët, ai që kishte rritjen më të madhe ishte Jay-Z, i cili ndau vendin e pestë me Jenner. Kapitali i tij është 90 milionë dollarë më i madh se vlera e vitit 2017, në sajë të bizneseve fitimprurëse në kompani të tilla si Champagne Armand de Brignac dhe konjaku D’Ussé, përveç pjesëmarrjes në sektorin e argëtimit Roc Nation dhe shërbimin e transmetimit Tidal.

Ja renditja

George Lucas, $5.4 miliardë

Steven Spielberg, $3.7 miliardë

Oprah Ëinfrey, $2.8 miliardë

Michael Jordan, $1.7 miliardë

Kylie Jenner/Jay-Z, $900 milionë

David Copperfield, $875 milionë

Diddy, $825 milionë

Tiger Woods/James Patterson, $800 milionë  

21 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here