Ja kush është “18 herë me i fortë” se kryetari i Partisë së Fortë

0

Ka edhe më të fortë se kryetari i Partisë së Fortë. Visar Arifaj, kryetari “legjendar” i Partisë së Fortë duke përcjellë debatin rreth Buxhetit për vitin 2015 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2015-2017 në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është prekur nga fjalimet që përpiqeshin të thonin se kuvendarët po punojnë për milet e nuk po bëjnë politikë. E ka shprehur hapur mllefin duke u munduar të tregojë se qytetarët nuk hanë bar. Por kjo e ka nxitur të reagojë anëtarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Shefki Gashin. Ai i ka thënë Arifajt se i takon një partie poltike dhe se është “nja 18 herë më i fortë” se ai. Arifaj mandej në stilin e ti ka thënë se ia pranon epërsinë Gashit “jo 18 fish por edhe më shumë se 18 herë” dhe e ka ftuar atë të aderojë në Partinë e Fortë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here