Ja kush dhe pse e sulmoi kryetarin e Mitrovicës

0

Është bërë publik identiteti i sulmuesit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Adem Dibrani, nga fshati Gradicë i Rajonit të Drenicës. Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës ka shpjeguar më heret se Dibrani kishte shkuar për tu takuar me kryetarin Bahtiri, ndërsa ky i fundit i kishte thënë atij që ta lë numrin e telefonit aty dhe Komuna do ta kontaktojë për një takim në ditën tjetër, pasi që sot ishte duke shkuar në një takim pune. Mirëpo burime të gazetës “Zëri”kanë mësuar se se ky qytetar i kishte kërkuar Bahtirit që t’ia gjej një vend pune. “Pse nuk po më punëson”, thuhet t’i jetë drejtuar i riu Adem Dibrani, kryetarit Bahtiri. Përgjigja e kryetarit si duket nuk e ka kënaqur 25 vjeçarin, Dibrani i cili pa hezituar e ka goditur Bahtirin nga pas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here