Ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare në garat evropiane

0

Që të shtunën, në Korçë është duke zhvilluar një  festë e dytë. Jo sepse kanë fituar ndonjë gjë të madhe, apo ndonjë trofe. Thjesht, shansin për të qenë në vazon e parë të turit të dytë eliminator të Champions League. Suksesi i Sarajevos në kampionatin boshnjak, bëri që Skënderbeu të fitojë të drejtën për të qenë në vazon e parë të turit të dytë paraeliminator të Champions League.

Kundërshtarët e korçarëve janë si më poshtë: Sarajevo (Bosnjë), Ventspils (Letoni), Dila Gori (Gjeorgji), Trencin (Sllovaki), Zalgiris (Lituani), Astana (Kazakistan), Milsami (Moldavi), Rudar (Mali i Zi), Vardar (Maqedoni), Stjarnan (Islandë), Fola (Luksemburg), Dundalk (Irlandë) dhe Hibernians (Maltë). Skënderbeu vitin e parë në Champions është ndeshur me APOEL Nikosia, duke u mundur në të dyja ndeshjet, 0-2 në Korçë dhe 0-4 në Qipro. Sezonin e dytë është përballur me Debrecenin, teksa ka fituar ndeshjen e parë 1-0, por ka humbur në Hungari 0-3. Në vitin e tretë është ndeshur me Neftçi Baku në turin e dytë, duke barazuar 0-0 ndeshjen e parë në transfertë dhe fituar të dytën në kohën shtesë 1-0.

Në turin tjetër ndeshet me Shahter të Kazakistanit, duke humbur takimin e parë në transfertë 0-3, ndërsa në kthim shënon 3 gola, por më pas pëson 2 dhe skualifikohet. Por fiton të drejtën për t’u ndeshur në “play-off” të Europa League, teksa përballet me Chernomorets Odesa të Ukrainës. Mundet në takimin e parë 0-1 jashtë, fiton 1-0 ndeshjen e kthimit, humb me penallti të drejtën e pjesëmarrjes në grupe të këtij kompeticioni. Vitin e kaluar shorti e përballi me BATE Borisov. Sërish i pafat Skënderbeu, barazon 0-0 në Bjellorusi, ndërsa në kthim 1-1 dhe eliminohet.

Kurioz është fakti, se, nëse ekipi korçar kualifikohet në turin e tretë të Champions League dhe eliminohet më pas kalon në turin e katërt të Europa League si dy vite më parë. Nëse korçarët janë goxha mirë në renditje dhe kuotim, në Europa League, gjërat për skuadrat shqiptare janë komplikuar jo pak. Përballë, tre ekipet shqiptare do të ketë skuadra të forta. Rreziku i parë është Uest Hem United. Anglezët kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në Europa League si një prej tre skuadrave më “fair-play” dhe do të nisin gjithçka nga turi i parë.

Përveç Uest Hemit, kundërshtarë të tjerë të fortë janë edhe Sherifi i Tiraspolit, Rosenborgu, Elfsborgu, Hajduku i Splitit, Apolloni i Limasolit, Omonia, Neftçi Baku, Go Ahed Eagles, apo edhe Brondby, Debreceni e Crvena Zvezda. Në shortin e turit të parë do të marrin pjesë gjithsej 104 skuadra, të cilat do të ndahen në 52 çifte. Short i favorshëm për ekipet shqiptare do të konsiderohej vetëm nëse Partizani, Kukësi dhe Laçi “peshkojnë” skuadra të tilla, si Valeta dhe Birkirkara të Maltës, Buduçnosti i Malit të Zi, Rabotniçki i Maqedonisë, Havnar Boltfelag i Ishujve Faroe, apo edhe Koper e Domzale të Sllovenisë.

Kujtojmë që Kukësi, arriti të kalonte tre raunde para dy sezonesh në Europa League, por që një ecuri e tillë të përsëritet, duhet që fati të përndjekë sërish skuadrat shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here