Ja kosovari që “detyroi” aeroplanin Gjenevë-Prishtinë të aterojë në Romë (video)

0

Klan Kosova ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur u arrestua në Itali udhëtari i dhunshëm në aeroplanin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë – Prishtinë.

Aty shihet edhe stjuardesa e sulmuar duke marrë ndihmë.

Të përkujtojmë se aeroplani “EasyJet” i linjës Gjenevë – Prishtinë, të martën kishte ateruar dhunshëm në Romë, pasi njëri prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, duke sulmuar fizikisht stjuardesën.

Sipas dëshmitarëve, ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sendviçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit.

Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Sulmin e ka konfirmuar ‘EasyJet’ që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet, transmeton koha.net. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here