Ja identiteti i njërit nga të arrestuarit e sotëm për terrorizëm

0

Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut është njëri nga të arrestuarit e dyshuar për terrorizëm, raporton gazeta “Zëri”.

Haxhiaj, siç ka mësuar gazeta është arrestuar bashkë me dy persona tjerë nga Mitrovica rreth orës 01:40 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht afër Liqenit të Badovcit kur njësitet relevante policore arritën të arrestojnë treshen e dyshuar për terrorizëm dhe lidhje me ISIS-in.

Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të maskave dhe shenjave të ISIS-it. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura të ndara, njëra  Golf 2 ngjyrë e kuqe dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe.

“Personat e dyshuar, tanimë te arrestuar janë shoqëruar ne stacion policor për intervistim dhe procedura te mëtutjeshme policore. Veturat e përfshira ne rast janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale”, ka thënë për “Zëri”, Baki Kelani, zëdhëns i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Xhamia e Rakoshit të Istogut ishte bastisur ditë më parë mirëpo aty nuk raportohet të jetë gjetur diçka e dyshimtë, e as nëse kjo bastisje ishte pistë e hetimit që rezultoi me arrestimin e sotëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here