Ja emrat e serbëve të arrestuar në veri, Serbia kërkon të lirohen

0

Në mëngjesin e sotëm, janë arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, në janar të këtij viti.

Njësia Speciale e Kosovës ka kryer një operacion në orët e para të mëngjesit në veri, ku ka arrestuar katër persona.

Zëvendëskryeministri serb, Igor Simic, ka konfirmuar aksionin duke njoftuar se personat e arrestuar janë Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic, Marko Rosic dhe Sasa Curcic.

Simic kërkoi që të arrestuarit të lirohen menjëherë dhe të kthehen te familjet e tyre, pasi sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që katër serbët të arrestohen.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here